MUSTAFARAJ Xhemal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Golëm të Kurveleshit, më 3 janar 1922. Me vendim nr. 162, datë 14 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 5 vjet burgim (nga të cilat 2 vjet me punë të detyruar), si dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike për 1 vit kohë. Në bazë të amnistisë së K. A. N. Çl., datë 28 nëntor 1945, dënimi iu kthye në 2 vjet privim lirie. F. 5, Viti 2016, D. 73, f. 235-236.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]