(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në Golëm të Kurveleshit, më 15 mars 1918. Me vendim nr. 131, datë 2 nëntor 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se ka «dashur të vrasë komandantin e Divizionit V të këmbësorisë, Kolonel Shefqet Peçin» dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave qytetare e politike, si dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme. F. 5, Viti 2016, D. 34, f. 34-35.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]