(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më më 25 tetor 1914, në Sheper të Gjirokastrës. Me vendim nr. 18, datë 11 prill 1980, Gjykata e Rrethit të Tepelenës e deklaroi fajtor për «veprimtari armiqësore para çlirimit», «tradhëti ndaj atdheut» dhe «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor» dhe e dënoi me 25 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 5 vjet kohë. Me dekret nr. 7029, datë 9 prill 1986, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal dënimi i mbetur. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 60/2, F. 99-100.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]