MUZHAQI Nezir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Polis të Librazhdit, më 17 maj 1917. U arrestua më 22 nëntor 1944. Me vendim nr. 172, datë 20 qershor 1945, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizatën e Ballit Kombëtar, në detyrën Komandant i Ballit» dhe e dënoi me vdekje, me varje në litar, konfiskimin e pasurisë së luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe humbjen e të drejtave elektorale. U ekzekutua me varje më 4 gusht të vitit 1945. F. 5, Viti 2016, D. 58, f. 46-47; F. 5, Viti 2016, D. 100, f. 32-33.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]