(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi më 1920, në Elbasan. Me vendim nr. 237, 6 nëntor 1947, Gjykata Ushtarake e Korçës e dënoi se «ka marrë pjesë në një grup kundër pushtetit» dhe për përgatitje për t’u arratisur në Greqi. U dënua me 20 vjet burg, humbjen e të drejtës civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit. Gjykata e Lartë, më 19 dhjetor 1947, ia ka zbritur dënimin në 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59, F. 103-104.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]