MYFTARAJ Muhamet
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 25 mars 1900, në Shënapremte, Gramsh. Me vendim nr. 15, datë 13 janar 1947, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e ndëshkimit. U arrestua sërish më 1960, dhe me vendim nr. 67, datë 31 maj 1960, Gjykata e Rrethit të Elbasanit e dënoi me 1 vit dëbim për shkak të qëndrimit të tij në Elbasan pa qenë i pasaportizuar. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 59/1, F. 59-60.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]