MYFTARI Esat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Diplomat, deputet, përkthyes, publicist dhe studjues politolog i marrëdhënieve ndërkombëtare. Lindi më 16 qershor të vitit 1940, në Pejë të Kosovës. Pasi kreu dy vjet në Fakultetin e Drejtësisë në Beograd, u shtrëngua të braktisë studimet dhe të punojë një vit si gazetar në të përditshmen «Rilindja» të Kosovës. Më 1963 u arratis në Shqipëri, ku për disa vite shërbeu si arsimtar në Shëngjin të Lezhës. U arrestua më 1976, dhe me vendim nr. 73, datë 22 korrik 1976, Gjykata e Rrethit të Lezhës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë» dhe e dënoi me 10 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. U lirua më 1985 dhe deri në ardhjen e Pluralizmit punoi si punëtor në Fabrikën e Letrës në Lezhë. Më 1992 u zgjodh Drejtor i Drejtorisë së Diasporës pranë Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë. Më vonë shërbeu si diplomat në Riad të Arabisë Saudite deri sa doli në pension. F. 5, Viti 2016, D. 74, f. 97-98.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]