MYFTARI Osman
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1910, në Çamëri. U arrestua më 20 janar 1956. Me vendim nr. 154, datë 27 tetor 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «mbledhje informatash me karakter sekret për t’ia dorëzuar armiqve» dhe për «agjitacion e propagandë» dhe u dënua me 15 vjet burg, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 4 vjet kohë. U lirua më 25 prill 1965. AISKK, F. 1, V. 2016, D. 55, F. 114-115.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI V
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]