NAÇI Apostol
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1903, në Gjirokastër. Me vendim nr. 23, datë 25 maj 1946, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor si «agjent të spiunazhit grek dhe shoqatës tradhëtare të Vorio-Epirit», dhe e dënoi me vdekje, humbjen e të drejtave politike dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. Më vonë, dënimi iu kthye në burgim të përjetshëm, kurse më 1949 iu zbrit në 20 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 46-47; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 271-272; Gazeta Zyrtare, nr. 92, 16 dhjetor 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]