NAÇI Ilia Aleks
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Gjirokastër, në vitin 1925. Me vendim nr. 729, datë 13 dhjetor 1947, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor e reformave të tij», dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie me punë të detyruar, si dhe humbjen e të drejtave civile-politike baraz me kohën e ndëshkimit. Më 1949, dënimi iu zbrit në 2 vjet burg. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 78-79; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]