NARAÇI Ndoc
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Inxhinier, Drejtor i Postë-Telegrafëve, një nga themeluesit e Radio Tiranës, Zv/ Ministër i Arsimit, Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave, Ministër i Punëve Botore. Lindi në vitin 1891, në Shkodër. Studimet e larta për inxhinieri i kreu në Universitetin Politeknik të Vjenës. Në vitet 1933-1944 (me dy ndërprerje të vogla) qe Drejtor i Postë-Telegrafëve, kurse në vitet 1935-1936 dhe 1943 (për një muaj) Ministër i Punëve Botore. U arrestua në vitin 1945 dhe, më 13 prill të po atij viti, Gjykata Speciale e Tiranës e dënoi me 30 vjet burg dhe punë të detyruar si «kriminel lufte dhe armik të popullit». U lirua më 1958 dhe jetoi në qytetin e lindjes në kushte tejet të vështira. Vdiq në vitin 1988, në Shkodër. Përkthime: G. Pevsner, «Jeta e dyfishtë e Yevno Azef».

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]