NASTO Thoma
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1950, në Korçë. Më 13 shtator 1977, me vendim nr. 30, Gjykata e Korçës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor», dhe e dënoi me 8 vjet burg, heqjen e nëpunësisë së oficerit, të dekoratës dhe medaljen e shërbimit ushtarak dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë. U fal me dekret, më 28 tetor 1982. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 81, fl. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]