NAUMI Edmond
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1952, në Tiranë. Me vendim nr. 315, datë 31 tetor 1968, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «kundërshtim të përfaqësuesit të shtetit», dhe e dënoi me 8 muaj punë korrektuese dhe ndalimin e 1/6 të pagës. Me vendim nr. 189, datë 19 shtator 1970, Gjykata e Rrethit të Tiranës e deklaroi fajtor për «agjitacion e propagandë kundër shtetit», dhe e dënoi me 4 vjet heqje lirie. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 497-498.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]