NDËRPJETRI Demir
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1887, në Muriqan. Me vendim nr. 147, 3 shtator 1945, Gjykata Ushtarake e Elbasanit e deklaroi «armik të popullit» dhe e dënoi me 10 vjet burg, punë të rëndë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe konfiskimin e pasurisë së tij të tundshme e të patundshme. Më vonë, dënimi iu zbrit në 5 vjet heqje lirie. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, fl. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]