NDOÇI Rrok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1947, në Pukë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 27, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Pukës në rrethet e Tepelenës e të Lushnjës, prej 10 qershorit të vitit 1952 deri më 10 tetor 1959. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 97-98.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]