NDOCAJ Pashke
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Mirditë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 25, 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Puka në Berat, prej 10 janarit të vitit 1946 deri më 30 dhjetor 1947. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 90, fl. 7-8.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]