NDOCI Ndue Dodë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1906, në fshatin Kallmet të Lezhës. Më 2 maj 1950, me vendim nr. 146, Gjykata e Lartë Ushtarake e deklaroi fajtor për «pjesmarrje në grup të organizuar, lidhje me kriminelët e arratisur dhe tentativë arratisje», dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtave civile e politike. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 24-25.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]