NDOCI Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1923, në Pjetroshan, në Malësi të Madhe. Më 29 qershor 1961, me vendim nr. 84, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «moskallëzim të Dedë Pashko Bruçajt, që punonte për agjenturën e huaj», dhe e dënoi me 3 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 13-14.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]