NDOCI Pjetër
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 korrik 1939, në Pukë. U internua për motive politike. Me vendim nr. 21, më 10 mars 1993, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Puka në Tepelenë dhe Lushnjë, prej vitit 1951 deri më 1957. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 47-48.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]