NDOCI Tonin
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1939, në Tiranë. U ndalua më 19 shtator 1956, dhe me vendim nr. 166, datë 22 nëntor 1956, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tentativë arratisje në një shtet të huaj», dhe e dënoi me 13 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë. Me Dekret nr. 2571, datë 23 dhjetor 1957, të Presidiumit të Kuvendit Popullor, iu fal pjesa e mbetur e dënimit. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 339-340.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]