NDOI Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Shkodër, në vitin 1909. U arrestua më 28 dhjetor 1944, dhe me vendim nr. 137, datë 3 korrik 1945, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në organizata të Ballit Kombëtar», dhe e dënoi me 5 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale baraz me kohën e dënimit dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 182-583.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]