NDOI Zef Gjok
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Burrel, në vitin 1915. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991 të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 25, datë 13 korrik 1993 ka vendosur njohjen e kohës së internimit nga rrethi Mat, në rrethin Tepelenë, prej datës 30 janar 1949, deri më 30 mars 1952 për çështje politike për shtetasin Zef Gjok Ndoin. F. 1, Viti 2017, D. 110, f. 159-160.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]