NDOJ Mark Dedë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1928, në Fushë-Krujë. Më 22 prill 1955, me vendim nr. 16, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në tentativë për t’u arratisur jashtë shtetit dhe bashkëpunim me të arratisurit», dhe e dënoi me 20 vjet burg, si dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 86, fl. 18-19.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]