NDOJ Marka Gjokë

NDOJ Marka Gjokë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Petoq të Fanit, në vitin 1895. Në mars 1946, u bashkua me forcat antikomuniste, bashkë me të birin, Zefin, djalin e të vëllait, Frrokun dhe Prengë Gjokë Gegën. Në këtë kohë, iu konfiskua malli i shtëpisë. U vra më 15 maj 1947, në Srriqe të Fanit, ku çeta e tij ra në pritë të forcave të ndjekjes. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 98-99.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

Si ta citojmë këtë artikull: Artikulli me titull "NDOJ Marka Gjokë" është marrë nga Shqipopedia: https://wiki.shqipopedia.org/ndoj-marka-gjok%c3%ab