(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në fshatin Kaftallë të Mirditës. Bashkë me të vëllanë, Ndrecë Pjetër Ndojn kish qenë në shërbim të kapidanit, Gjon Marka Gjonit [shih]. Për këtë arsy u arrestua dhe iu nënshtrua hetuesisë në Shkodër. U internua në kampin e Tepelenës, ku dhe vdiq më 1950. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 314.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]