(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1931, në Senicë. U ndalua më 21 shtator 1956, dhe me vendim nr. 30, datë 14 dhjetor 1956, Gjykata Ushtarake e Shkodrës e deklaroi fajtore për «tentativë arratisje jashtë shtetit», dhe e dënoi me 5 vjet burg dhe humbjen e të drejtës elektorale për 2 vjet kohë. U arrestua sërish më 4 maj 1958, dhe me vendim nr. 71, datë 23 korrik 1958, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtore për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 15 vjet burg, humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 217-218.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]