NDOKA Dilë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1912, në Gjuraj të Dukagjinit. Më 29 qershor 1961, me vendim nr. 84, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 31-32.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]