NDREÇKA Trifon
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1922, në fshatin Konçisht të Beratit. Me vendim nr. 36, 19 prill 1945, Gjykata Ushtarake e Beratit e deklaroi fajtor se «në fillim ka qenë me lëvizjen e Luftës Nacional-çlirimtare, kurse më vonë ka dezertuar dhe është lidhur me Ballin Kombëtar. Ka vrarë Loni Dhamon dhe Shaqo Llaqin; ka vrarë, ka plaçkitur popullin; ka zbatuar verbërisht urdhërat e padorënve», dhe u dëna me vdekje dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100, fl. 70-71; F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 16-17.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]