(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Babai i Marka Ndrecës [shih]. U arrestua më 1946, në moshën 73 vjeçare. Dënimin e vuajti në burgun e Shkodrës (për rreth tre vjet), për strehim e furnizim me bukë e ushqime të forcave antikomuniste. Përpos të birit, që qe vrarë në tetor të vitit 1944, të gjithë anëtarët e tjerë të familjes u internuan në Lezhë. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 32.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
Si ta citojmë këtë artikull:
Artikulli me titull "NDRECA Dodë" është marrë nga Shqipopedia:
https://wiki.shqipopedia.org/ndreca-dod%c3%ab