NDRECA Ndrecë Gjergj

NDRECA Ndrecë Gjergj
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 13 mars të vitit 1918, në fshatin Blinish të Mirditës. U arrestua në fund të shtatorit të vitit 1946, bashkë me pesë burra të tjerë, fillimisht si të dyshuar për grabitjen e një makine në Gëziq, e pastaj sikur kishin planifikuar të bashkoheshin me çetat antikomuniste në mal. I dërguan në hetuesinë e Degës së Punëve të Brendshme në Shkodër, por më 9 tetor të po atij viti, atë e Frrok Gjergj Sherrin [shih], i morën natën nga qelia dhe i dërguan në fshatin e tyre të lindjes. Dhe në orët e para të 10 tetorit, i pushkatuan pa gjyq mu në mes të fshatit dhe në sy të familjarëve të tyre. Ende të gjallë, i hodhën të dy në varr. Prengë Gjergj Gjomarkaj, Mirdita nën terrorin komunist, ISKK, Tiranë 2016, f. 83; F. 1, Viti 2017, D. 84, f. 20-21.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]