NDRECA Nikollë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1914, në Lezhë. Më 26 nëntor 1949, me vendim nr. 279, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «strehim dhe furnizim të arratisurish dhe dhënie informatash», dhe e dënoi me 10 vjet burg, punë të detyruar dhe humbjen e të drejtës elektorale për 3 vjet kohë. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 87, fl. 63-64.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]