NDRENIKA Piro
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1922, në Vlorë. Me vendim nr. 157, 17 qershor 1947, Gjykata Ushtarake e Gjirokastrës e deklaroi fajtor se «ka bashkëpunuar me një grup armiqësor kundër pushtetit» dhe e dënoi me 6 vjet burg, punë të detyruar baraz me kohën e ndëshkimit, si dhe heqjen e të drejtës politike për 2 vjet kohë. Më 1949 iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, fl. 45-46.; Gazeta Zyrtare, nr. 40, 19 maj 1949.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]