NDREU Engjëll
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 2 gusht të vitit 1964. U internua për motive politike. Me vendim nr. 25, datë 23 korrik 1993, komisioni i krijuar për vërtetimin e kohës së dënimit adminstrativ, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Tiranës në rrethin e Lushnjës, prej vitit 1964 deri më 30 shtator të vitit 1991. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100. f. 86-87; F. 1, Viti 2017, D. 80, f. 34-35.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]