NDREU Fuat
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1920, në Peshkopi. Me vendim nr. 46, datë 17 qershor 1949, Gjykata Ushtarake Territoriale e Korçës e deklaroi fajtor për «pjesëmarrje në banda» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 10 vjet burg dhe humbjen e të drejtave elektorale për 3 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 361-362.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]