(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në 2 mars të vitit 1936, në Sllovë të Peshkopisë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 9, datë 24 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Peshkopisë në rrethet e Beratit e të Vlorës, prej vitit 1946 deri më 20 shtator të vitit 1991. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 43-44.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]