NDREU Laje
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Kavajë, më 7 qershor të vitit 1942. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 16, datë 18 gusht 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Kavajës në rrethin e Vlorës, prej vitit 1963 deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 143-144.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]