NDREU Lulëzim
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 16 maj të vitit 1972, në Vlorë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 14, datë 29 korrik 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Vlorës në rrethin e Lushnjës, prej datëlindjes në vitin 1972 deri më 30 shtator 1991. F. 1, Viti 2017, D. 98, F. 104-505.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]