NDREU Skënder
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1930, në Peshkopi. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 22, datë 18 janar 1994, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga rrethi i Dibrës në rrethet e Beratit e të Tepelenës, prej datës 10 janar 1946 deri në 29 dhjetor 1956. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 635-636.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]