NDROQI Ymer
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1908, në Tiranë. Me vendim nr. 148, datë 7 dhjetor 1954, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut në formën e tentativës për t’u arratisur jashtë shtetit» dhe për «agjitacion e propagandë», dhe e dënoi me 30 vjet heqje lirie dhe konfiskimin e pasurisë së tundshme e të patundshme. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 460-461.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]