NEGU Mehdi
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në Elbasan, në vitin 1937. Me vendim nr. 200, datë 16 nëntor 1962, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «tradhëti ndaj atdheut mbetur në fazën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit», dhe e dënoi me 25 vjet heqje lirie, konfiskimin e pasurisë dhe humbjen e të drejtës elektorale për 5 vjet kohë. F. 1, Viti 2017, D. 97, f. 1-2.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]