NELA Bide
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi në vitin 1926, në Tropojë. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 8, datë 6 prill 1992, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit nga rrethi i Dibrës në rrethet e Tepelenës e të Beratit, prej datës 1 maj 1945 deri më 25 gusht 1953. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 422-423.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]