NELA Fatmira Bilal
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 29 shtator 1969, në Fier i Ri. U dëbua për motive politike. Me vendim nr. 18, datë 19 nëntor 1992, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, vendosi t’i njohë kohën e dëbimit bashkë me prindërit nga Kukësi në Lushnjë, prej vitit 1969 deri më 30 shtator 1991. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 84, fl. 20-21.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]