NELA Lavdie
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Bashkëshortja e poetit Havzi Nela [shih]. Lindi më 1943, në fshatin Shishtavec të Kukësit. Më 26 prill 1967, bashkë me të shoqin kaloi kufirin me Kosovën. U arrestua nga ushtarët jugosllavë dhe u burgos në burgun e Prizrenit. Më 6 maj 1967, jugosllavët e kthyen në pikën kufitare të Morinës, dhe më 22 maj 1967, me vendim nr. 25, Gjykata e Shkodrës e deklaroi fajtore për «tradhëti ndaj atdheut», dhe e dënoi me 2 vjet burg. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 85, fl. 27-28.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]