NELAJ Petref
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1908, në fshatin Brataj të Vlorës. Me vendim nr. 2, datë 25 tetor 1945, Gjykata Ushtarake e Vlorës e deklaroi «kriminel lufte» dhe «armik të popullit», dhe e dënoi me 20 vjet burg, konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme dhe humbjen e të drejtave qytetare e politike. Më 1948 iu fal koha e mbetur e dënimit. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 82, f. 37-38; Gazeta Zyrtare, nr. 20, 6 shkurt 1948.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]