NELAJ Zaçe
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1 mars të vitit 1939, në Dukat. Në zbatim të vendimit nr. 445, datë 13 dhjetor 1991, të Këshillit të Ministrave, komisioni i krijuar për verifikimin e kohës së vuajtjes së dënimit administrativ, me vendim nr. 23, datë 22 maj 1993, vendosi t’i njohë kohën e internimit nga Dukati në rrethin e Tiranës, prej datës 10 prill 1949 deri më 10 tetor 1952, dhe prej datës 15 korrik 1966 deri më 30 shtator të vitit 1991. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 698-699.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]