(Person i dënuar nga regjimi komunist)
Lindi në vitin 1942, në Tiranë. Me vendim nr. 365, datë 21 gusht 1965, Gjykata Popullore e Tiranës e dënoi në bazë të nenit 151/1 me 2 muaj punë korrektuese dhe 1/5 e rrogës, në bazë të nenit 167 me një muaj punë korrektuese dhe 1/5 e rrogës dhe, konform nenit 49 të Kodit Penal, me 2 muaj punë korrektuese dhe 1/5 e rrogës. Me vendim nr. 12, datë 6 maj 1966, Gjykata e Qarkut të Tiranës e dënoi në bazë të nenit 64, në kombinim me nenin 10 të Kodit Penal, me 12 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 476.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]