(Person i dënuar nga regjimi komunist)
I biri i Arshi Nenajt [shih]. Lindi i fshatit Kuç të Kurveleshit, në vitin 1929. U vra, bashkë me të atin, Arshiun [shih], dhe 13 burra e gra të këtij fshati, më 2 prill të vitit 1944, me urdhër të komisarit Qazim Kondi, si hakmarrje për vrasjen e zv.sekretarit të PKSH të Labërisë, Memo Metos. Uran Butka, Lufta Civile në Shqipëri: 1943-1945, vëllimi II, ISKK, Tiranë 2015, f. 47; Fahri Shaska, Të quajtur armiq të popullit, 2010, 192; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 230-231; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 7.
Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
● Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit
[cite]