NERHATI Ndue Kolë
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 1926, në Pjetroshan të Malësisë së Madhe. U internua për motive politike nga Shkodra në Tepelenë, prej 15 janarit të vitit 1946 deri më 25 korrik 1954. Më 21 tetor 1993, komisioni i ngritur për vërtetimin e kohës së vuajtjes së dënimit me heqje lirie, të faktit të vdekjes së personit në burg pa qenë i dënuar dhe të pushkatuarve pa gjyq, vendosi të njohë faktin e vrasjes së tij pa gjyq për motive politike, në mars 1955. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 103, fl. 19-20/ 33-34.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]