NERJAKU Dyl
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Lindi më 7 shtator 1902, në Rekaj. U arrestua më 7 nëntor 1944. Me vendim nr. 45, datë 21 prill 1945, u dënua se, si njeri me influencë në katundin e vet, «ka rekrutuar njerëz për t’i vënë në shërbim të Ballit Kombëtar e për t’i hedhur kundër Lëvizjes Nacional-çlirimtare», ndaj u dënua me burgim të përjetshëm, humbjen e të drejtave qytetare e politike dhe konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme. AISKK, F. 1, V. 2017, D. 100, fl. 74-75.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]