NEVIRI Hajri
(Person i dënuar nga regjimi komunist)

Ushtarak. Lindi në Libohovë, në vitin 1883. Kreu Akademinë Ushtarake të Policisë në Stamboll. U arrestua në vitin 1947 dhe, me vendim nr. 77, datë 24 shkurt 1948, Gjykata Ushtarake e Tiranës e deklaroi fajtor për «krime kundër shtetit», dhe e dënoi me 10 vjet burg, humbjen e të drejtave dhe konfiskimin e pasurisë. F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 308-309; F. 1, Viti 2017, D. 98, f. 796.

Burimi:
● Fjalori enciklopedik i vikt. të terr. kom. – VËLLIMI VI
Portali — Historia Shqiptare: Krimet e komunizmit

[cite]